Sacchi: Tare është mjeshtër, zbulon talentet si pak të tjerë
Atë që dikush mund ta shpikë, një tjetër mund ta zbulojë, është shprehja e famshme që Arthur Conan Doyle kishte vënë në gojën e Sherlock Holmes, shkruhet në faqen sportive “Lalaziosiamonoi.it” duke iu referuar talentit të Igli Tare për të zbuluar futbollistë të rinj.

Nuk jemi në Londër, por në Romë. Nuk ka asnjë Studio të Kuqe (titulli i romanit të famshëm të dedektivit anglez), maksimumi mund të jetë në ngjyrë të bardhë dhe bojqielli.

Por rolin e një detektivi të vërtetë në “Formello” e kryen Igli Tare. Drejtori sportiv i “Lazio”-s ka ditur të zbulojë dhe të bëjë të njohur në Itali talente unike. Sergej Milinkovic, është një prej tyre.

Mes elozheve që shumë i kanë bërë shtohen edhe ato të ish-menaxherit të famshëm sportiv, Arrigo Sacchi.

“I telefonova Tares për ta përgëzuar. I sheh lojtarët si pakë të tjerë”, sipas citimeve të bëra nga Radiosei.

Më pas ai u pronocua edhe mbi ekipin që drejtohet nga Inzaghi duke u shprehur se “luan shumë mirë, me lehtësi dhe ide të mira. Nuk njeh taktika, për këtë arsye të zbavit si në transfertë edhe brenda”.
Shtuar më 15/01/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori