Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando
Sadiku, është transferuar gjatë kësaj merkatoje te
Lugano. Gjithsesi ai nuk e fsheh dëshirën që një ditë të transferohet te ndonjë
skuadër në
Serie A apo në Bundesligën e Gjermanisë.
"Bundesliga ose
Serie A do të ishin ideale për mua, por tani unë jam fokusuar në
Lugano dhe dua ta ndihmoj për të arritur suksese", ka thënë
Sadiku për "Blick".
Sadiku te
Lugano është huazuar nga Zuerichu,
skuadër që zotëron të drejtën e kartonit deri në verën e vitit të ardhshëm.
"E kisha të vështirë të motivohesha duke luajtur në Kategorinë e dytë të Zvicrës. Unë dëshiroja të luaja në një ligë më lartë se me Zuerichun dhe i falënderoj që ma kanë dhënë këtë mundësi", ka theksuar
Sadiku.
Shtuar më 17/01/2017,
ora 10:33