Sadiku e mbyll me golin kampionatin zvicerian (VIDEO)

gol Sadiku on Vidnews.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e fundit të kampionatit zvicerian ndaj Grasshopersit.

minutën e 40-të, pas një harkimi të bukur nga e djatha, bomberi shqiptar nuk fal me kokë nga brenda zonës duke kaluar në avantazh skuadrën e Levantes.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për 27-vjeçarin, i cili u transferua te skuadra bardhezi në merkaton e janarit nga spanjollët e Luganos. Kujtojmë që më herët Sadiku kishte shënuar ndaj Bazelit dhe Luzernit.

Vetëm 4 minuta zgjati festa e vendasve pas golit të Sadikut, pas Grasshopers barazoi sfidënminutën e 44-t me anë të Zesiger. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Shtuar më 26/05/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori