Sadiku: Fitore e rëndësishme, tentuan të na provokojnë
I rikthyer titullar pas shumë kohësh, Armando Sadiku ka realizuar golin e avantazhit në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj Andorrës, në ndeshjen e dytë në këtë fushatë kualifikuese për Euro 2020.

"Ishte fitore shumë e rëndësishme duke patur parasysh dhe humbjen e pësuar ndaj Turqisë, tani duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera", komentoi Armando Sadiku.

"Jam shumë i gëzuar që u ktheva me gol në kombëtare dhe që ndihmova ekipin të marrë pikë. Kishim përballë një kundërshtar shumë të vështirë dhe në një fushë shumë të vështirë", u shpreh Sadiku.

"Është normale që duam të fitojmë çdo ndeshje. Sot erdhëm këtu vetëm për fitore, ishte e vetmja gjë që mund të na ngrinte humorin", deklaroi bomberi kuqezi.

"Tentuan të na provokojnë, duke simuluar madje dhe duke ushtruar presion ndaj arbitrit. Por ne u treguam shumë profesionistë dhe ia dolëm në fund", përfundoi Sadiku. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori