Sadiku kthehet te Lugano ?
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat zvicerane. Bëhet fjalë për sulmuesin Armando Sadiku. Sipas “Corriere del Ticino”, bomberi nga Elbasani mund të rikthehet te skuadra e Luganos në muajin janar.

Aktualisht Sadiku është pjesë e Levantes në La Liga, teksa vuajti një dëmtim, që e mbajti atë për një kohë të gjatë larg fushave të lojës. 27-vjeçari është në fazën e fundit të rikuperimit, dhe rikthimi te Lugano do të ishte një opsion i mirë për të kapur formën e dikurshme, duke qenë se konkurenca te Levante është shumë e egër, ndaj edhe do ishte vështirë që të fitonte minuta pas dëmtimit.

Media zvicerane raporton se shqiptari mund të transferohet në formë huazimi te ish-skuadra e tij, për t’iu bashkuar sërish në qershor spanjollëve të Levantes.
Shtuar më 10/12/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori