Sadiku: Me ndihmën e Zotit do ta kalojmë grupin
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Sadiku tha se është optimist për atë se Shqipëria do ta kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Europian.

Sadiku u fut në lojë gjatë pjesës së dytë të takimit dhe shënoi edhe golin e tretë e të sigurisë për kuqezinjtë.

Lidhur me faktin nëse De Biazi do ta inkuadrojë në 11-tëshe për të luajtur në ndeshjet e grupit, Sadiku tha se respekton vendimin e trajnerit.

“Unë i pranoj vendimet e trajnerit, si rezervë ashtu edhe startues, gjithmonë do të jap 100 për qindëshin tim. Për Evropian kam besim të madh te skuadra, dhe me ndihmën e zotit do ta kalojmë grupin, jam optimist se do t’ia dalim”, është shprehur Sadiku pas takimit për Supersport.

Armando Sadiku këtë sezon është huazuar nga ana e Vaduzit dhe theksoi se për të ardhmen do të mendojë pas Europianit. /Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 20:02
sheni
e Dielë 29 Maj 2016, Ora 20:45
Ã
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori