Sadiku: Meritonim barazimin
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Sadiku i cili shënoi golin e vetëm sonte për Shqipërinë u shpreh pas humbjes së ekipit tonë kombëtar ndaj Ukrainës.

Ai tha se ekipi luajti lojë të mirë dhe meritoi së paku barazimin.

“Kisha rastin për të kaluar në epërsi, edhe Lenjani qëlloi shtyllën. Merituam barazimin në këtë takim, por duhet të përmirësohemi dhe t’i eliminojmë gabimet”, shtoi Sadiku.

Lidhur me faktin se nëse do ta aktivizojë De Biazi në Europian, Sadiku tha se pranon vendimin e trajnerit. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori