Sadiku merr një super ofertë nga kampionati rus
Pas një sezoni të suksesshëm me Luganon ku shënoi 9 gola, si dhe dopietës kundër Izraelit, Armando Sadiku është vënë në qendër të radarëve të merkatos.

Në adresë të shqiptarit ka ardhur një ofertë nga Rusia, përkatësisht nga Terek Grozni. Ekipi i Superligës ruse kërkon shqiptarin e katërt në ekip pas Balajt, Roshit dhe Berishës.

Mësohet se ekipi rusa ka bërë një ofertë serioze disa milionëshe në drejtim të Zyrihut. Tashmë i takon ekipit zviceran që zotëron kartonin e lojtarit, për të vendosur mbi fatin e sulmuesit kuqezi.
Shtuar më 16/06/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori