Sadiku mund të ribashkohet me Tramezzanin
Pas largimit nga kombëtarja shqiptare, u duk se Paolo Trammezzani nuk do të takohej më me sulmuesin Armando Sadiku, por mesa duket rrugët e tyre mund të kryqëzohen sërish te Ligano.

Sulmuesi 25-vjecar i cili ka një një raport të shkëlqyer me ish ndihmësin e Gianni De Biasit te kombëtarja shqiptare mund ti bashkohet në aventurën e tij të re në Superligën zvicerane.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit zviceran, Angelo Renzetti i cili ka bërë të ditur edhe dëshirën e Sadikut për tu rikthyer te skuadra ku u bë i njohur në futbollin helvet.
Presidenti i Luganos në intervistën e tij theksoi se te Lugano do ta prisnin krahëhapur, bomberin shqiptar.

"Duhet parë nëse ata do të kenë nevojë për Sadikun pasi për momentin kryesojnë bindshëm Challenge League dhe e kanë të sigurt ngjitjen në Superligë. Nëse duan ta vendosin në vitrinë lojtarin në mënyrë që atij ti rritet vlera në merkato ne jemi gati ta marrim në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm", deklaroi Angelo Renzetti.
Shtuar më 24/12/2016, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori