Sadiku nuk di të ndalet
Armando Sadiku, 21-vjeçari elbasanas vijon të shkëlqejë me skuadrën e tij Locarno në kategorinë e dytë zvicerane. Është bërë thuajse e pamundur që Sadiku mos të shënojë në çdo ndeshje që luan.

Dje, në ndeshjen ndaj Bruhl, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, kaloi në avantazh ekipin e tij që në minutën e 10-të takimit, duke u bërë një prej golashënuesve më të mirë të Challenge League.

Për ekipin zviceran u aktivizuan edhe dy shqiptarë të tjerë si: Enco Malindi dhe Klodian Semina. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori