Sadiku: Plani ishte të isha titullar, na mungon shpirti i grupit
Pas ndeshjes në një prononcim për RTSH, sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është shprehur se plani ishte që ai të nisej titullar në këtë ndeshje, mirëpo dëmtimi në stërvitje e la dy ditë pa stërvitje. Megjithatë, sulmuesi në fund tha se në ekip mungon edhe shpirti i grupit.

"Ishte në stërvitje që pata një kontraktim, prandaj nuk u nisa titullar. Ditët e para ishte qëllimi që të isha titullar, por nuk kam bërë dy ditë stërvitje ndaj e nisa nga stoli. Të vjen keq edhe sot i kishim rastet, megjithatë kundërshtarët përfituan, kanë kualitetet brenda dhe e menaxhuan shumë mirë lojën.

Na mungon shpirti i grupit, por ekipi është, ne jemi të vegjël rastet duhet t’i kthejmë në gol, më pas vështirësohet", përfundoi Sadiku.
Shtuar më 22/03/2019, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori