Sadiku rrezikon të humbasë edhe ndeshjen kundër Izraelit
Armando Sadiku ende nuk është gati për t’u rikthyer në fushë të lojës, e i duhen disa javë që të rikuperohet pas operacionit që kreu të mërkurën në gjurin e majtë. Është vetë sulmuesi i Kombëtares ai që e ka bërë të ditur lajmin sot me një postim në profilin e vet në “Facebook”.

“Të dashur tifozë, për shkak të problemeve të ripërsëritëshme në gju, ishte e nevojshme një operacion në menisk. Do të mungoj disa javë, shpresoj në një shërim të mirë”, shkruan bomberi, duke e shoqëruar postimin me dy foto nga gjuri i operuar.

Pasi mungoi në ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, 25¬vjeçari me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares as për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit, i fundit për vitin 2016.

rastin më të keq sulmuesi i Zyrihut nuk do të jetë riaftësuar plotësisht, e në rastin më të mirë nuk do të jetë në formën e tij më të mirë./Albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori