Sadiku: Sapo të dal nga karantina do të shkoj për...
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, duket se mezi po e pret momentin kur gjithçka të kthehet në normalitet.

Nëpërmjet një lidhje në “Skype”, nga shtëpia e tij në Spanjë për “ElDesmarque Malaga”, zbuloi se çfarë do të bënte kur do të përfundojë ky izolim, teksa u shpreh:

“Kam ende shumë për të dhënë për Malagan. Kur të mbarojë karantina, si fillim do të dal të filloj të vrapoj derisa të mundem, në mënyrë që të thith ajrin e detit, pasi jetoj pranë detit. Dhe më pas do të shkoj të pi një kafe, pasi ia ndjej shumë mungesën”, u shpreh Sadiku.

Shtuar më 11/04/2020, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori