Sadiku: U zhgënjyem shumë nga kjo humbje
Armando Sadiku ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fundi i ndeshjes me Francën, që na mori një fitore shokuese.

“Jemi të zhgënjyer pasi pësuam golin në fundin e ndeshjes. Ishte një ndeshje e vështirë, pasi luajtëm një lojë mbrojtëse, por u mundova të jap më të mirën time.

I kishim shanset si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën kur prekëm shtyllën. Për mua ishte ndeshje e vështirë, pasi bëra dy reparte, për shkak të skemës.

Do t’i luajmë gjithë shanset tona ndaj Rumanisë, për të bërë maksimumin. Kemi shanse të mëdha që ta kalojmë grupin”, u shpreh Sadiku pas ndeshjes.
Shtuar më 15/06/2016, ora 23:27
Eri Neli
e Mërkurë 15 Qershor 2016, Ora 23:53
Ti mor cun ishte i papare... Te gjithe luajtet shkelqyeshem... Nqs s'do kish dale ajeti dhe kukeli, s'do ndodhte kjo gje... Ndeshje super
Simone menalla
e Enjte 16 Qershor 2016, Ora 06:40
Per mendimin tim ndeshje e shkelqyere. ndonje here duhet dhe fati
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori