Sadio Mane mund të vendos një rekord të ri sonte
Pëlqej
Liverpool dhe Crystal Palace do të takohen sonte në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës.

Mane është afër të arrijë shifrën e 150 paraqitjeve me skuadrën e Jurgen Klopp dhe është në ndjekje të një rekordi, që ka gjasë ta thyej sonte.

Në rast se shënon sonte, Sadio Mane do të bëhet lojtari i parë i Liverpool që shënon në tri ndeshje radhazi ndaj “shqiponjave”.

Mane shënoi në të dy ndeshjet e sezonit të kaluar ndaj Crystal Palace, të cilat Liverpool i fitoi me rezultatin 1:0 në “Anfield” dhe 1:2 në Londër.

Ndeshja që zhvillohet në ‘Anfield’ fillon nga ora 21:00.
Shtuar më 20/08/2018, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori