Sadio Mane një human i madh, 3.5 mln euro për të ndërtuar spital në Senegal
Sadio Mane vlerësohet si një nga humanistët më të mëdhenj në botën e futbollit, duke dhuruar jo pak për vendin e tij të lindjes, Senegalin.

Së fundmi Mane, po ndërton një spital të madh në qytetin e tij të lindjes, ku do të trajtohen gjithashtu pacientët me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur agjenti i tij, Bjorn Bezemer i cili theksoi se janë përshpejtuar punimet për të trajtuar pacientët me COVID-19. Ky spital do të kushtojë 3.5 milionë dollarë, dhe Mane do të paguajë të gjitha shpenzimet.

“Ylli” i Liverpool ka ndihmuar në vendin e tij për ndërtimin e shkollave dhe shumë mjediseve tjera.
Shtuar më 01/04/2020, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori