Sagna largohet nga City
Mbrojtësi francez, Bacary Sagna do të largohet nga Manchester City.
34-vjeçari do të mbetet futbollist i lirë pasi kontrata e tij skadon me 30 qershor të këtij viti.

Por e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Ligën Premier me dy skuadra të njohura që kanë shprehur gatishmëri ta transferojnë atë.

Fjala është për Evertonin dhe West Ham Untied që e duan reprezentuesin francez.

Ish-anëtari i Arsenalit kërkon një kontratë dy vjeçare nga skuadrat angleze.

Gjithsesi nëse nuk arrin një marrëveshje me Everton eventualisht West Ham, atëherë Sagna pritet t’i bashkohet kampionatit kinez. /Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori