Salah del kundër Egjiptit: Kjo gjë nuk mund të ndodhë
Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka kritikuar projektin e propozuar nga Qeveria e Egjiptit për t’i eksportuar qentë dhe macet endacake jashtë vendit. Salah e kundërshton këtë iniciativë pasi që beson se këto kafshë mund të përdoren si ushqim.

Salah shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për ta shprehur mendimin e tij për këtë projekt. Në postimin e tij ku e ka kundërshtuar këtë gjë, ai ka dalë në foto me macet e tij shtëpiake.

Futbollisti egjiptian ka shkruar: “Qentë dhe macet nuk do të eksportohen askund. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë”. Postimin e tij ai e përfundoi me hashtagun “Jo për shkeljen e të drejtave të kafshëve”.
Shtuar më 28/11/2018, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori