Salah: Dëmtimi ishte momenti më i keq i karrierës
Pëlqej
Mohamed Salah në një prononcim për gazetën "Marca" ka deklaruar se është frikësuar shumë nga dëmtimi që pësoi gjatë finales së Champions League, dy javë më parë.

“Largimi nga finalja ishte momenti më i keq në karrierën time” ka thënë Salah.

“Nisa të mendoj se mund ta humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese”shtoi më pas ai.

Salah gjatë një dyluftimi me mbrojtësin e Real Madrid-it, Sergio Ramos, ku ky i fundit i tërhoqi krahun bëri që të dilte i dëmtuar nga fusha e blertë.

Tashmë ai po rikuperohet me shpejtësi por ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij, dhe nuk dihet sa ndeshje do të humbas në Botëror. /albeu.com/






Shtuar më 09/06/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori