Salah dhe Hazard tek Real Madrid
Pëlqej
Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League, ku Reali i Madridit do të ketë përballë Liverpool-in.

Ky ka qënë një sezon tepër i suksesshëm për Realin e Madridit për sa i përket Champions Leagues, dhe në prag të përfundimit të këtij sezoni Reali po mendon për prurjet e reja që do të sjell pranë vetes.

Sipas gazetës "Don Balon" përforcimet e ardhshme për “Los Blancos” do të jenë në sulmin e skuadrës, bëhet fjalë për yjet e Premier League, Mohamed Salah dhe Eden Hazard.

"Don Balon" gjithashtu ka shtuar se Salah dhe Hazard pritet të marrin vendet e Karim Benzema dhe Gareth Bale. /albeu.com/


Shtuar më 18/05/2018, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori