"Salah do të rikthehet më i fortë se kurrë"
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah nuk po kalon një moment pozitiv. Egjiptiani ka shënuar vetëm tre gola me “the reds” në këtë fillim sezon duke qenë shumë larg paraqitjeve të tij në edicioonin e kaluar ku u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League.

Forma e Salah është shndërruar në çështje te Liverpool aq sa nuk ka mbetur pa komentuar edhe trajneri Jurgen Klopp. Trajneri gjerman ka bërë të ditur se është diçka normale ajo që po i ndodh Salah. Sipas ish-trajnerit të Borussioa Dortmund, e rëndësishme është që lojtari po zhvillon një lojë të mirë duke ndihmuar shokët e skuadrës. Tekniku Klopp beson se Salah do të dalë shumë shpejt nga kjo situatë e vështirë që po kalon. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori