"Salah duhet të fitojë Championsin, për të menduar për Topin e Artë"
Ish mesfushori i “Djajve të Kuq”, Keane kërkon që Salah të bëjë gjithçka që është e mundur për ta fituar Championsin, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrijë t’i mposhtë Messin e Ronaldon në garën për “Topin e Artë”

“Kam parë shumë sulmues duke luajtur mirë dhe janë krahasuar me Messin dhe Ronaldon” tha Keane.

“Por, mendoj se duhet që të fitoni një apo dy trofe me klubin në fund të sezonit për të shpresuar për Topin e Artë”

“Liverpooli nuk e ka arrit këtë ende. Nëse ata e fitojnë Championsin dhe ai shënon në finale, atëherë do të nisë të besojë se mund ta rrëmbejë atë çmim. Ai duhet të bëjë diçka më shumë dhe ajo është që ta mbajë në duar trofeun e fituar me klubin”, përfundoi Keane. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori