Salah duhet të kalojë një kundërshtar të frikshëm për të fituar "Këpucën e Artë"
Pëlqej
Salah është rrugës së mirë për të fituarKëpucën e Artë” në Angli, por edhe në Evropë.

Mohamed Salah po shkëlqen këtë sezon në Premierligë me fanellën e Liverpoolit.

Ai aktualisht është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 29 gola dhe favorit për ta fituar Këpucën e Artë, i ndjekur nga Harry Kane i Tottenhamit, i cili ende beson se do ta zë 25 vjeçarin.

“Po, besoj se mundem”, tha Kane. “Çfarëdo që ndodh, ka edhe shumë ndeshje deri në fund. Duhet të fokusohem në lojën time, s’mund ta kontrolloj atë që ai bën”.

“Natyrisht, si sulmues, do të ishte fantastike ta fitojë Këpucën e Artë sërish dhe do të vazhdojë të punojmë shumë nga tani e deri në fund të sezonit”, theksoi mes tjerash Kane.

Salah po lufton edhe për Këpucën e Artë të Evropës. Ai është në garë me Lionel Messin e Barcelonës. Që të dy deri më tani kanë shënuar nga 29 gola.

Favorit natyrisht është Messi, përveç faktit se magjistari i Barcelonës është në top formë, ai ka edhe më shumë ndeshje deri në fund, gjithsej shtatë, ndërsa Salah vetëm edhe 5.
Shtuar më 09/04/2018, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori