Salah flet për spekulimet rreth Realit


Real Madrid dëshiron Mohamed Salah si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të tyre që sollën Philippe Coutinhon.

Humbja e Coutinhos në mes të sezonit është një goditje e madhe për Liverpoolin dhe do të ishte tërësisht katastrofale nëse klubi do ta shiste Salahun. Egjiptiani ka reaguar vetë duke shkruar në Tëiter:

“Epo, kam dëgjuar shumë zëra dhe nuk më shqetësojnë. Më kanë trajtuar shumë mirë në Liverpool dhe në këtë moment, unë i përkas skuadrës dhe jam i lumtur në Anfield”, ka shkruar në Tëitter, Salah.

Edhe trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane e ka përshëndetur publikisht heroin egjiptian “Ai është ende i ri, po përmirësohet gjatë gjithë kohës. Nuk flas shumë për lojtarët e tjerë, por ai është një lojtar që e vlerësoj shumë”./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori