Salah mashtron ashtu si Cristiano Ronaldo, rrjeti bën virale momentet (VIDEO)



Pëlqej
Liverpool ka ruajtur ritmin e fitoreve edhe këtë fundjavë duke mundur 4-3 Crystal Palace, në një ndeshje ku Mohamed Salah shënoi dy gola. Sulmuesi egjiptian mori kryesimin e golashënuesve në Premier League me 16 të tillë, por një lumë kritikash kanë filluar ndaj tij në Angli.

Salah është kapur në disa momente teksa simulon për të fituar faulle në pozicione të ndryshme në fushë, por së fundi ai ka filluar ta bëjë rëndom edhe për çdo prekje që ndodh ndaj tij brenda zone, me qëllimin për të fituar penallti.

Kritikat ndaj tij nuk i kurseu as ish-sulmuesi i Chelseat, Anthony Cascarino, i cili i krahasoi këto veprime të ngjashme me metodat që ndjek Cristiano Ronaldo për të përfituar faulle në favor të tij, transmeton telesport.

"Duket sikur ai ka shtuar një cilësi tjetër të pamëshirshme në lojën e tij, prandaj po kalon duke bërë gjithçka që duhet për të fituar ndeshjet.

Ndoshta ajo rrjedh nga presioni që lojtarët e Liverpool kanë për të fituar një trofe këtë sezon. Salah sigurisht që do të jetë i pari i gatshëm të mashtrojë për të bërë gjithçka për të marrë avantazhin. Gatishmëria e Cristiano Ronaldos për t’u rrëzuar menjëherë brenda zone vetëm sa e rriti karrierën e tij drejt suksesit”, tha anglezi.

Gjithsesi ai shtoi se tifozët e Liverpool nuk duhet të iu interesojë ky fakt përderisa skuadra po fiton dhe lojtarët nuk po ndëshkohen për të tilla veprime.

Disa nga momentet kur egjiptiani ka simuluar dhe rrjeti e ka kthyer në komedi.
Shtuar më 21/01/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori