Ylli i Liverpoolit, Mohamed
Salah ka mbrojtur bashkëlojtarin Roberto Firmino që nuk është në formën më të mirë.
Braziliani në vitet e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e "Reds" duke iu ndihmuar të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premierëligën.
Mirëpo, tifozët e Liverpoolit kanë kërkuar zëvendësimin e Firminos me Jotan, që i ka impresionuar të gjithë duke shënuar shtatë gola.
Mirëpo,
Salah ka mbështetur bashkëlojtarin duke iu kujtuar çfarë ka dhënë ky i fundit për klubin në pesë vitet e fundit.
"Çfarë ka bërë Firmino për klubin dhe çfarë i sjellë skuadrës dhe të kërkosh që të jetë në
stol sepse nuk ka shënuar në kohën e fundit nuk është mirë, është lojtar që bën gjithçka për skuadrën dhe në pesë vitet e fundit ka krijuar shumë
shanse".
"Mënyra si punon sistemi jonë është që topi vjen tek sulmuesit e krahut, pra nuk mund të them si ai duhet të qëndrojë në
stol. Mund të shënojë më shumë gola, por ka krijuar
shanse të shumta", deklaroi ai.
Liverpooli momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, një më pak se lideri Leicester City.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 10:16