Salah me sytë drejt rekordit historik
Ai ka shënuar 29 gola në 31 paraqitje, dhe tani magjiku egjiptian është në kërkim të një tjetër rekordi në Premierligë.

Mohamed me vetëm 31 paraqitje ka realizuar 29 gola, gjë që
e bën golashënuesi më i mirë në Evropë. Egjiptiani është në kërkim të rekordit të Didier Drogbas.

Ai e barazoi atë javën e kaluar dhe tani ai është një gol larg që të bëhet lojtari i parë afrikan që shënon 30 gola në Premierligë në një sezon, aktualisht ka 29 sa Drogba. Sfida e ardhshme për të është kundër Evertonit. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori