Salah një baba i mirë, surprizon vajzën e tij (FOTO LAJM)

Mohamed Salah është një nga futbollistët më të mirë në botë, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë te Liverpuli, për fitimin e Ligës së Kampionëve një vit më parë.

Të gjithë jemi mësuar ta shohim egjiptianin të shkëlqeje në fushat e blerta, por ai shkëlqen edhe jashtë tyre.

Përveç se një futbollist i mirë, Salah është edhe një baba i tillë, teksa së fundmi ka surprizuar vajzën e tij për ditëlindjen e saj.

Vajza e sulmuesit të Liverpulit mbushi 5-vjeç dhe Salah për ta surprizuar, mendoi të vishet si një nga personazhet e filmave vizatimorë.

Egjiptiani u vesh si “Moana” në filmat vizatimor, teksa e lumturoi pafund vajzën e tij.
Shtuar më 17/10/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori