Mohamed
Salah është rikthyer në Liverpool pas lëndimit të marrë mbrëmë gjatë ndeshjes mes
Egjiptit dhe Svazilandës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Afrikës.
“Është një zgjatje e muskulit, nuk besoj që është diçka serioze”, ka thënë asistenti i trajnerit të
Egjiptit.
Ylli egjiptian është parë në qendrën stërvitore të
Liverpoolit, Melwood, pasi e vizitoi stafin mjekësor të klubit anglez, ku pritet t’i bëjë testimet e
radhës për ta konfirmuar lëndimin e tij.
Ndeshja e
radhës së
Liverpoolit është kundër Huddersfieldit, të shtunën më 20 tetor.
Shtuar më 13/10/2018,
ora 21:00