Salah sulmohet nga tifozët, reagon Chelsea dhe Liverpooli (VIDEO)


Chelsea fitoi 1-0 në fushën e Slavia Prague në Çeki për ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Gjithsesi në internet ka qarkulluar një video ku disa tifozë të “bluve” kanë lëshuar sulme islamofobike ndaj sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Video u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, ku dukeshin pak tifozë që e quanin sulmuesin mysliman si një "bombardues".

Në lidhje me këtë video klubi i Chelsea doli në një deklaratë zyrtare ku theksoi: “Do të ndërmarrim veprimin më të fortë të mundshëm ndaj të gjitha formave të sjelljes diskriminuese të tifozëve tanë. Individë të tillë janë një siklet për shumicën e tifozëve të Chelsea dhe nuk do t’i tolerojmë ata”.

Pak minuta më vonë ka reaguar edhe vetë klubi i Liverpool, ku theksoi se po bashkëpunon me policinë për të vënë para drejtësisë personat që lëshuan ato thirrje me përmbajtje raciste,shkruan Telesport.

"Videoja që qarkullon në internet, duke treguar shenja diskriminuese që synojnë një nga lojtarët tanë, është e rrezikshme dhe shqetësuese.

Nuk ka vend për këtë sjellje në futboll, nuk ka vend për ta në shoqëri.

Ne jemi duke punuar drejtpërdrejt me Chelsea Football Club në këtë çështje. Ne i falënderojmë ata për dënimin e tyre dhe një angazhim për të vepruar urgjentisht për të identifikuar individët përgjegjës”, theksohet në deklaratën e klubit të Liverpool.

Pasi janë shqyrtuar pamjet filmike, klubi i Chelsea ka përjashtuar tre tifozë nga pjesëmarrja e tyre në stadium për ndeshjet e "Bluve".
Shtuar më 12/04/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori