Salah tregon pse festoi si i çmendur golin kundër Manchester United
Egjiptiani ka bërë humor duke thënë se rikthimi i tij pas lëndimit ishte çelësi për marrjen e tri pikëve në derbin me të zjarrtë në Angli

“Si e keni parë sot, sapo jam kthyer nga lëndimi kështu që ne fituam ndeshjen, jam shumë i lumtur për skuadrën”, ka bërë humor ai, pasi që dihet se Salah nuk ishte i lënduar. “Ne po i përjetojmë këto momente dhe shpresoj ta përfundojmë kampionatin në këtë mënyrë”.

“E mora atë pasim nga Alisson, askush nuk mundet të ma marrë topin, por jam i lumtur me rezultatin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Salah.
Shtuar më 19/01/2020, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori