Salah thyen rekordin legjendar te Liverpool
Mohamed Salah është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit pasi në dy sezonet e fundit po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Goli i dytë personal në takimin kundër Cverna Zvezdës kishte një vlerë të veçantë për ylli egjiptian.

Sulmuesi 25-vjeçar u ngjit në kuotën e 50 golave me fanellën e Liverpulit dhe i'u desh vetëm pak më shumë se një sezon për të arritur këtë numër jubilar.

Golin e parë me fanellën e të kuqve, Salah e shënoi në takimin kundër Uotford, pas një asistimi nga Firminho.
Ndërsa goli i 50-të erdhi falë një penalltie kundër Cverna Zvzedës, sfidë e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Shtuar më 25/10/2018, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori