Salari: Vinicius është e ardhmja e Realit, jemi të lumtur që e kemi
Në prag të përballjes ndaj Gironës ditën e djelë ka folur trajneri i Real Madrid Santiago Solari, shkruan Albeu.com.

Tekniku është i mahnitur nga loja e fantastike që po kalon talenti Vinicius Junior, teksa shtoi se të gjithë në po e ndihmojmë të ambentohet në skuadër.

"Ai ka pasur progres mbresëlënës, jemi të lumtur për të, të gjithë shokët e skuadrës po e ndihmojnë, si nga pikëpamja teknike ashtu edhe në stërvitje".

Vinicius mund të luajmë në çdo pozicion sulmues, madje dhe në mesfushë , është shumë i fortë, dhe unë jam i kënaqur me të", tha Solari. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori