Salgado kalon ne Blackburn
Albeu.com
Skuadra e Blackburn Rovers ka njoftuar se ka arritur të sigurojë shërbimet e ish-lojtarit të Real Madridit, Michel Salgado. Këtë verë Salgado përfundoi qëndrimin dhjetëvjeçar te Los Blancos, ndërkohë që Blackburn vendosi ta transferonte spanjollin me përvojë.
“Ekipi i Blackburnit sot ka kompletuar transferimin e Michel Salgados. Ish-mbrojtësi i krahut i Real Madridit, është transferuar në Ewood Park si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.
Shtuar më 19/08/2009, ora 23:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori