I ftuar në një lidhje live për emisionin Zona Gol nga Amerika e largët, Hamdi
Salihi ndihmës-
trajner në kombëtaren shqiptare përkrah Edy Rejas, foli për kuqezinjtë, për kampionatin shqiptar por edhe për të
ardhmen e tij si
trajner.
I dalë nga akademia e Vllaznisë, por edhe si një shkodran që është,
Salihi lumturohet kur shikon kuqeblutë kaq mirë në renditje. Ai shpreson që këtë kampionat ta fitojnë pikërisht shkodranët ndërsa në të
ardhmen dëshiron të jetë edhe
trajner i Vllaznisë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 11:56