Salihi flet për gjendjen e Kombëtares: Reja nuk bën eksperimente, kjo është arsyeja pse nuk shënojmë
Hamdi Salihi, asistenti i Edi Rejas në pankinën e përfaqësues shqiptare të futbollit, insiston se pavarësisht ndryshimeve të mëdha në radhët e kuqezinjve, teknikut nuk i pëlqen të bëjë lëvizjemëdha në radhët e skuadrës së tij.

"Trajneri e ka thënë që ditën e parë se nuk ka qejf të bëjë lëvizjemëdha, në rreshtime, etj. Nuk është tipi që i pëlqen të bëjë eksperimente të mëdha", shpjegoi Salihi në "Ora Sport".

Salihi, një prej golashënuesve më të njohur në futbollin shqiptar në dekadat e fundit, ka treguar atë që sipas tij ishte problemi pse Shqipëria kishte krijuar e nuk kishte finalizuar aksione në dy ndeshjet e fundit.

"E vërteta është se një ekip kur nuk funksionon në një fazë, nuk funksionon si ekip. Nuk e vë dot gishtin te një lojtar ose pozicion, se do ishte shumë e thjeshtë, ndërron atë dhe rregullon problemin. Për mendimin tim, rastet për gol në dy ndeshjet e fundit i kemi patur si asnjëherë më parë. Ka qenë aftësia e sulmuesve për të krijuar raste, por fati… Dhe kanë qenë sulmues të rinj, si Broja apo Seferi, të cilët me më pak fat dhe me më pak më shumë qetësi para porte…", ishte shpjegimi i Salihit për arsyen pse Shqipëria kishte mbyllur pa gola dy ndeshjet e tetorit.
Shtuar më 19/10/2020, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori