Salihi shumë pranë Sturm-it
Hamdi Salihi mund të përfundojë brenda 48 orëve të ardhshme te kampionët e Austrisë, Sturm Graz.Lajmi është bërë i ditur nga mediat austriake të futbollit, të cilat i referohen një deklarate të trajnerit Franko Foda.

Duke parë se Sturmi nuk do ta ketë për një kohë të gjatë sulmuesin kryesor, Roman Kienast, i dëmtuar, tekniku ka kërkuar një sozi të këtij të fundit.

Dhe, sipas tij, ai është vetëm Hamdi Salihi. Në një mendje me trajnerin ka qenë edhe presidenti.

Por shifra prej 1.6 milion eurosh, që kërkohet nga Rapidi për shkodranin, i ka stepur disi. Gjithsesi sipas shtypit Austriak gjithçka do të vendoset brenda 48 orëve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2011, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori