Salihi vazhdon të shënojë për Rapidin
Hamdi Salihi, sulmuesi i Rapidit të Vjenës, ka shënuar një tjetër gol në Bundesligën Austriake, teksa skuadra e tij ka mundur 2-1 në transfertë LASK Linzin e vendit të fundit.

Sulmuesi shqiptar ka qenë në garë deri në javën e fundit për të fituar "Këpucën e Artë", por e ka mbyllur sezonin me 18 gola, tre më pak se Linz i Austrisë së Vjenës dhe një më pak se Kienast i Sturmit. Roman Uallner i Salzburgut ka shënuar sa Salihi, 18 gola. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2011, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori