Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka dalë pozitiv me Covid-19.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që portieri i Torinos
mungoi të dielën
kundër Interit pasi që është futur në izolim, megjithatë gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë.
32 vjeçari është bërë lojtari i 3-të që
infektohet me koronavirus vetëm në javën e fundit. Në ditën e ndeshjes
kundër Shqipërisë, trajneri Bernard Challandes rezultoi pozitiv në test pastaj
mungoi në 3 ndeshje.
Pas tij u infektuan Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda. Nëse gjërat shkojnë mirë për Ujkanin, ai mund të rikthehet për duelin
kundër Juventusit më 5 dhjetor.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 18:08