Sampaoli: E dua te Sevilla këtë lojtar të Interit
Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, e ka shprehur hapur se pëlqen sulmuesin e Interit, Stevan Jovetic.

Malazezi nuk është në planet e Stefano Piolit dhe është në kërkim të largimit nga San Siro.

“Po, jemi vënë pas Joveticit, momentalisht nuk ka diçka më shumë se kaq”.

Sipas Sky Sport Italia, bisedimet kanë filluar dhe Sevilla e do vetëm në huazim.

Interi e pranon këtë ide, por kërkon ta fus edhe opsionin për ta blerë.

Fiorentina po ashtu e do rikthimin e Jovetic, por Nerazzurrët nuk duan ta japin në një skuadër rivale për Evropë. /Albeu.com/

Shtuar më 03/01/2017, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori