Shpeshherë e la jashtë grumbullimit për ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Botës “Rusia 2018”, por duket se tashmë trajneri, Jorge
Sampaoli, është
bindur nga sulmuesi i Juventusit, Gonzalo
Higuain.
Higuain është thirrur për miqësoret kundër Italisë dhe Spanjës, por Paulo
Dybala dhe Mauro Icardi kanë mbetur jashtë, kjo për faktin se
Sampaoli dëshiron t’i testojë të tjerë futbollistë.
“
Dybala, Papu Gomez dhe Mauro Icardi janë lojtarë që i njohim mirë. Ne duam t’i shohim të tjerët që të vazhdojmë të bëjmë krahasime. Këto dy ndeshje nuk do të jenë vendimtare për askënd”.
“
Dybala është lojtar shumë i vlerësueshëm. Ai vjen nga një lëndim dhe kemi menduar se më e mira për të është që ta marrë vetën te ekipi i tij e jo te Argjentina”.
“Higuaini është përmirësuar, e shoh më të matur – ai më ka
bindur. Kemi nevojë për lojtarë që, nëse i thirrmi, të na garantojnë një Kupë të Botës të mirë”, u shpreh
Sampaoli. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018,
ora 19:45