Sampaoli: Nesër do të jetë një datë e rëndësishme për futbollin tonë
Pëlqej
Argjentina nesër do të luajë përballë Nigerisë ndeshjen e jetës. Sot në konferencë për shtyp ka folur trajneri Sampaoli i cili kishte përkrah Franko Armanin, portierin e River Plate duke treguar kështu se nuk ka më vend për Caballero pas gabimit që bëri në ndeshje me Kroacinë.

"Jam shumë i bindur që nesër do të jetë një datë e rëndësishme për futbollin tonë, pasi do të kualifikohemi, pavarësisht asaj që thonë njerëzit. Kemi mjetet e duhura për t’ia dalë", tha fillimisht Sampaoli.

"Të humbësh një ndeshje futbolli të bën një kriminel në jetën virtuale, edhe pse në fakt nuk më intereson shumë se çfarë shkruajnë në rrjetet sociale. Nëse do të shqetësohesha, nuk do të kisha kohën të mendoja për futbollin e të merresha me këtë profesion.

"Por ka qenë një situatë e vështirë, pasi vijmë nga një humbje e rëndë e cila na ka vendosur në pozitat ku duhet ët fitojmë dhe të jemi në varësi edhe të një tjetër rezultati", përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori