Sampdoria-Inter, zikaltrit kërkojnë fitore (FOTO LAJM)

Pas humbjes shokuese ndaj Fiorentinës, Interi i Roberto Mancinit sot do të luajë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Sampdoriars në transfertë. Përballë zikaltërve do të jetë Sampdoria që drejtohet nga nja interist i flaktë siç është Valter Zenga.

Gjithsesi strategu italian ka premtuar se do të vendos në fushë një skuadër të denjë për të mposhtur Interin, teksa ai nuk ka harruar as inatin që ka me drejtuesit e kësaj skuadre që nuk e përzgjodhën për trajner të këtij ekipit.

Zenga pritet të luajë me Muriel dhe Eder nga minuta e parë duke lënë në stol Cassanon, ndërkohë që Soriano do të vendoset pas tyre. Interi ndërkohë Do të luajë me Perisic dhe Icardin, të mbështetur nga Ljajic. / Albeu.com/
Shtuar më 04/10/2015, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori