Samuel Eto’o Ambasador nderi i La Ligas
Kamerunasi, i cili luajti për Barcelonën do të ndihmojë që fama e La Ligës të shpërndahet në tërë globin. La Liga e ka shpallur Ambasador të saj ish sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o.

37 vjeçari kishte pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Camp Nou si lojtar, ku kishte fituar tetë trofe, përfshirë dy Champions League dhe tri liga, gjatë pesë viteve sa ishte në këtë klub.

Eto’o, Carlos Valderrama, Julio Baptista, Aintzane Encinas, Luis Garcia dhe Xabi Prieto janë disa nga skuadra e ambasadorëve të La Ligas që do të organizojnë edhe një event me qëllim që të promovojnë atë në botë.

“Roli i një ambasadori është fundamental për ndërkombëtarizimin e LaLigas. Ata të gjithë kanë luajtur këtu dhe i dinë vlerat, dëshpërimet dhe kënaqësitë që jep kjo garë”, ka thënë presidenti i LaLigas, Javier Tebas pasi ka dhënë këtë çmim.
Shtuar më 18/10/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori