Samuel Umtiti i jep fund spekulimeve, rinovon kontratën me Barcelonën
Samuel Umtiti është më në fund ka rënë dakord për një rinovim të kontratës së re me Barcelonën.

Samuel Umtiti ka 60 milionë euro lirim në kontratën e tij që mund të paguht nga ndonjë prej klubeve të mëdha të evropës.

Manchester United thuhet se është i interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit francez.

Shpresa e Manchester United për nënshkrimin e Samuel Umtitit mund të mos jetë e mundur pasi ai është afër rinovimit të kontratës së tij me Barcelonën.

Siç raporton "Mundo Deportivo" thotë se Barcelona ka ngritur ofertën e tyre në mënyrë që të mund të kënaqë lojtarin e tyre.

Agjenti i Samuel Umtiti, Arturo Canales, është i kënaqur me ofertën e bërë nga Barcelona. Canales ka udhëtuar për në Nice, ku Samuel Umtiti luajti dhe shënoi për skuadrën e Didier Deschamps kundër Italisë.

Ai thotë se tani do të diskutojë propozimin e bërë nga Barcelona dhe oferta nuk thuhet se është afër asaj që Samuel Umtiti shpresonte. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori