San Siro nuk e pret aspak mirë Balotellin
Me sa duket, nuk është vetëm Icardi ai që tërheq vëmendjen e publikut gjatë ndeshjes Inter-Atalanta. Ka mjaftuar që monitori i stadiumit "San Siro" të inkuadronte Mario Balotellin, prezent në tribunë për të shijuar ndeshjen, që të aktivizohej nxehtësia mes tifozerisë ultras zikaltër.

Natyrisht asnjë fjalë mikëpritëse, pavarësisht të kaluarës së sulmuesit në radhët e ekipit zikaltër në periudhën e Tripletës.

Motivi i kontestimit nga tifozët është mëse i qartë, që nga ai episod në ndeshjen Inter-Barcelona, me Balotellin që hodhi në tokë fanellën zikaltër, për tu transferuar më pas te Milan, tifoz i të cilit ka deklaruar të jetë gjithmonë.

"Balotelli bir k...." ka intonuar tribuna ku akomodohen ultrasit zikaltër, e më pas e artikuluar fuqishëm nga pjesa më e madhe e stadiumit. Por më pas vëmendje u kthye te Inter, veçanërisht te Mauro Icardi, njeriu më i pritur. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2019, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori