E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Sanches flet në një intervistë për rëndësinë e Guardiolës në karrierën e tij
Kur Pep Guardiola ishte trajner i Barcelonës në 2012, Alexis Sanchez ishte pjesë e skuadrës së Blaugranasve dhe ai ka zbuluar atë që shefi aktual i Manchester Cityt i tha ekipit në atë kohë.

Ndeshja e fundit e Guardiolës ishte finalja e Copa del Rey kundër Atletiko Bilbaos, një ndeshje dhe turne që e fitoi klubi katalanas dhe Guardiola shpjegoi se sa e rëndësishme ishte puna në ekip në atë sukses dhe në të gjitha ato që ata kishin ndarë.

"Kur ishte ndeshja e tij e fundit si trajner i Barcelonës, ai iu afrua grupit në dhomën e veshjes dhe na tha: 'Djema, keni arritur gjëra të mëdha në sajë të çdo lojtari që është këtu'," kujtoi Sanchez në një konferencë shtypi përpara Final i Kupës së Konfederatave.

"Ka pasur lojtarë si Messi,Iniesta, Xavi, Pique dhe Puyol, që kanë bërë punën e tyre. Sanchez gjithashtu u tha gazetarëve se ai ka mësuar nga këto fjalë dhe se ai ndjen se ai ka zhvilluar aftësitë e tij të lidershipit dhe të ekipit gjatë viteve që nga ajo kohë

"Gjatë viteve unë kam mësuar të mos jem egoist me shokët e mi", tha ylli i Arsenalt. Pjekuria ime si një lojtar më ka lejuar të integrohem më shumë me shokët e ekipit tim. Unë mendoj se shokët e mi kanë nevojë për mua dhe se unë kam nevojë për to. Nëse dua të fitoj ndonjë gjë në një nivel individual atëherë kam nevojë për mbështetjen e shokëve të mi".

Ai shpreson që, duke u bashkuar, Kili do të jetë në gjendje të mposhtë Gjermaninë në finalen e Kupës së Konfederatave, ashtu siç ishin në gjendje të mposhtin Argjentinën në Copa America të verës së kaluar.

"Kur luajtëm finalen kundër Argjentinës, ekipi më i mirë ishte Argjentina, por ne kemi një ekip dhe një familje më të mirë," theksoi ai. "Ishte e njëjtë kundër Portugalisë. Çdo lojtar në këtë skuadër e bën pjesën e tij dhe kjo na ka lejuar të arrijmë gjëra të mëdha". Përfudnoi kiliani i cili është krye titulli i një sagë verë. /albeu.com /
Shtuar më 30/06/2017, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori