Sanches refuzon Unitedin, ja kë dëshiron
Mesfushori portugez, Renato Sanches është kërkuar me ngulm nga Manchester United, por thuhet se ka ardhur refuzimi nga ana e tij.

Ky refuzim i Sanchesit në drejtim të Unitedit thuhet se vjen pasi talenti portugez dëshiron transferimin te Barcelona.

Reprezentuesi 19-vjeçar i Portugalisë luajti në Euro 2016 verën e kaluar dhe u tha se do të jetë një hit i madh në Bundesligë pas bashkimit nga Benfica.

Megjithatë, Sanches mund të shitet këtë verë pas një sezoni të vështirë në Bayern dhe Barca besohet të jetë përpara gjigantëve të Ligës Premier, Man Utd. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2017, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori