Sanchez "divorcohet" me Arsenalin, Juve bën gati planin për të rrëmbyer
Alexis Sanchez do të largohet nga Arrsenali në fund të këtij sezoni. Tabloidi britanik “Daily Star” është i sigurt për këtë teksa publikon artikullin me titullin Lamtumirë Alexis duke nënkuptuar dëshirën e futbollistit për të lënë Londrën dhe për t’u kthyer në Spanjë.

Në La Liga skuadrat që synojnë të marrin Sanchez janë Sevilla dhe Atletico Madrid. Një tjetër skuadër që është vënë në ndjekje të 28-vjeçarit është edhe Juventus.

Zonja e Vjetër” do të kërkojë që të shfrytëzojë të ardhurat që pret të përfitojë nga shitja përfundimtare e Coman apo Zazës për të bërë tentativën e saj për të sjellë në Torino Sanchez për të krijuar një treshe ëndrrash me Dybala-n dhe Higuain.


Shtuar më 01/03/2017, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori