Sanchez e pranon: E kam të vështrië ti përshtatem lojës
Pëlqej
Ka gati pesë muaj që është ardhur tek Manchester United, por Alexis Sanchez ende nuk është mësuar me stilin e lojës që bëhet në këtë skuadër.

Sanchez e ka pranuar edhe vetë këtë fakt ku në 18 aktivizime me skuadrën që nga janari kur u transferua ka shënuar vetëm tre herë.

“Mendoj se në çdo ndeshje që e kemi luajtur deri tani e kam pasur të vështirë t’i përshtatem stilit të lojës, por jam duke i njohur bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Sanchez në një prononcim për mediat angleze. /albeu.com/


Shtuar më 21/05/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori